Bota

Armeni, rikthehen protestat kundër pushtetit

Rinisin protestat në Armeni, për t’i kërkuar Partisë Republikane në pushtet, të heqë dorë nga qeverisja. Protestuesit opozitarë bëjnë thirrje që të shpërndahet Parlamenti e të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Ndërkaq, dy ditë më parë dha dorëheqje, kryeministri armen, Serzh Sarkisian, i cili prej 10 vjetësh ka qenë president i vendit.