Bota

Armenia në festë pas dorhëqjes së kryeministrit

Dorëheqja e kryeministrit armen, Serzh Sarkisian, pas protestave kundër tij, nxiti festime gjatë gjithë natës në Armeni. Mbështetësit e opozitës e akuzuan atë për monopol në pushtet. Sarkisian u bë kryeministër javën e kaluar, pas dhjetë vjetësh president. Udhëheqësi i protestave, Nikol Pashinian, i cilësoi ato si “revolucioni i kadifenjtë armen”.