Politikë

Arrestimi i Tahirit, reagon Basha: Vendim politik i Ramës!

Reagon Partia Demokratike pas vendimit të Gjykatës Për Krimet e Rënda e cila vendosi masën e sigurisë arrest shtëpie, për Ish Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Kryedemokrati Lulzim Basha thotë se, “Arresti i shtëpisë i Saimir Tahirit nuk është vendim i drejtësisë, por vendim politik i Edi Ramës. Ky është dorëzimi i kontrolluar që paralajmëruam vetëm 3 ditë më parë, pjesë e paktit mafioz Rama-Tahiri.” Tahiri nuk burgoset dhe as nuk dënohet sepse e mbron dhe e ruan Rama, shkruan Basha në FB.