Barcelona dhe Lionel Messi kanë arritur një marrëveshje në parim për rinovimin e kontratës së argjentinasit. Sipas mediave spanjolle, kontrata e re parashikon një kohëzgjatje prej pesë vjetësh. Megjithëse u fol për mundësinë e një rinovimi prej vetëm dy vjetësh, për të lejuar më pas kampionin të fillonte një aventurë jashtë Spanjës, është vendosur për një kohëzgjatje më të madhe.
Messi do të fitonte me këtë rinovim 50% më pak, në krahasim me pagën e marrë deri më tani. 6 herë fituesi i Topit të Artë ka pranuar kushtet e Barcelonës duke e kuptuar situatën ekonomike të klubit. Bëhet fjalë, në momentin aktual, për një akord në parim dhe që nuk është ratifikuar ende zyrtarisht.

Ndërkaq, tani pritet të takohen avokatët e të dy palëve për të diskutuar detaje të ndryshme që do të finalizohen në vazhdim me njoftimin zyrtar, në fund të korrikut. Klauzola e zgjidhjes së kontratës do të jetë rreth 350 milionë euro.
Rikujtojmë, se një kompani e filmave i ofroi Barcelonës dhjetë milionë euro për të financuar kontratën e Lionel Messi-t. Kompania e filmave për të rritur, ‘Stripchat’ i ka bërë të ditur Barcelonës se janë të gatshëm që t’u ofrojnë dhjetë milionë euro, për të ndihmuar financimin e kontratës së re.
Kombëtarja e Argjentinës ka triumfuar ndaj Brazilit në finalen e madhe të Copa America me rezultatin 1-0, duke u shpallur kampion për turneun e viti 2021 pas triumfit në finalen e zhvilluar në stadiumin ‘Marcana’ në Rio De Janiero.
Pas fitores, futbollisti argjentinas Lionel Messi, e dëshmoi për të disatën herë se është njeri familjar dhe se bashkëshortja dhe fëmijët vijnë gjithmonë të parët për të. Bashkëshortja e tij nuk ka mundur të jetë pjesë e tribunave për ta ndjekur nga afër ndeshjen finale të Copa America-s, por e ka pritur në aeroport burrin e saj pas kthimit në Argjentinë.