Aktualitet

Arta Marku para Vetting-ut

Arta Marku i nënshtrohet sot sitës së Vetting-ut. Në këto çaste pritet të nisë mbledhja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ndërsa në përbërje të trupës gjykuese janë Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko e Suela Zhegu.  Për Arta Markun, rivlerësimi bëhet me përparësi, për shkak të detyrës si Kryeprokurore e Përkohshme. Para se të merrte këtë detyrë, dha dorëheqjen nga kandidimi për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Nëse KPK-ja e konfirmon në detyrë, Arta Markut i lind e drejta për t’u zgjedhur si drejtuese e organit qendror të akuzës me mandat të plotë 7-vjeçar, sipas ligjeve të reja të Reformës në Drejtësi.