Artistët që janë kundër prishjes së Teatrit Kombëtar hynë sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Ata qëndruan derisa u votua pika për të cilën kundërshtojnë. Ndërkohë, Bashkia e Tiranës thotë se asnjë prej projektvendimeve të trajtuara sot nuk kishte lidhje me Teatrin Kombëtar. Sipas Nënkryetarit, Abaz Hado, “Ky është keqkuptim i madh”. Më herët, mbledhja u braktis nga këshilltarët opozitarë se sipas tyre, 6 individë në sallë janë me mandate të bëra nul nga Gjykata e Tiranës.