Aktualitet

Avokatët paralajmërojnë bojkot, reagon Dhoma e Avokatisë: Gjobat janë të padrejta

Kreu i Dhomës së Avokatisë së kryeqytetit shprehet i shqetësuar për gjobitjen e avokatëve, që sipas tij po diskriminohen.

Dhoma e Avokatisë paralajmëron se do të thërrasë mbledhje urgjente për këtë situatë e po ashtu, me nisjen e sezonit gjyqësor në shtator, do të bëhen gati për bojkotime.

“Po vërejmë që po gjobiten pa të drejtë, sepse atyre u duhet të zgjedhin ku po shkojnë”, tha kreu i Dhomës së Avokatisë në Tiranë, Klodian Skënderaj.

Vetëm për Tiranën janë gjobitur 40 avokatë.

“Avokatët presin me orë të tëra për shkak të backlogut e në këtë mënyrë atyre u ikin oraret e gjykimeve. Avokatët po na njoftojnë me shqetësim për këtë situatë”, tha Klodian Skënderaj.

Në rang vendi, numri i avokatëve të gjobitur është më i lartë.