Ndonëse “SpaceX”, njoftoi se në 2018-ën do të fillonte të dërgonte klientë në një udhëtim rreth Hënës, kjo nuk ka ndodhur deri më sot. Të dhënat tregojnë se misioni s’do të mund të realizohet as në vitet e ardhshme. Më herët gjatë javës, zëdhënësi i “SpaceX”, James Gleeson, konfirmoi se “Kompania vazhdon të planifikojë udhëtime individësh përreth Hënës”, por nuk dha detaje për kohën e tyre.