@ the movies Celebrities Film & Tv

Daisy Jones & The Six-“Nuk ka gjë më të bukur se dashuria, ama disa prej nesh nuk janë të ndërtuar për të”.

Në një kohë ku seri të limituara si “His and Hers” ose “Heated Rivarly”  po bëjnë namin duke u bërë virale në rrjet, duket sikur jemi në një garë të heshtur me njëri-tjetrin se kush e shehi pari, e kush ka dicka për të thënë. Do ishte e parashikueshme të analizoja një nga seritë e përmendura më lart, packa se rashë pre e trend-it dhe  të them të drejtën …I shijova. Ama, misteret e vrasjes dhe seksi janë tematika që kahera “shesin” dhe automatikisht bëhen kryfjalë në gojët e secilit prej nesh. Për regjisorët, këto tematika duken si një bast i sigurtë për të arritur një audiencë të lartë.

Nga ana tjetër “Daisy Jones and The Six” është një serial i limituar që nuk arrin në FYP e kujtdo, ndaj po e sjell në vëmendjen tuaj.

Bazuar në librin me të njëjtin titull, “Daisy Jones and The Six” me plot 10 seri sjell në ekran një kthim pas në vitet 70’, bandat e atëhershme të Rock n Roll, Los Angelos-in e asaj kohe dhe ëndrrën e madhe për tu bërë dikushi. Inspiruar nga historitë e disa bandave të atëhershme si Fleetwood Mac dhe Mammas and Pappas-packa se filmi është trillim- seriali luan vazhdimisht me kufirin mes reales dhe surreales, duke të shtyrë të hulumtosh online për të ndarë faktin nga ekzagjerimi artistik.

Për tu hedhur tek kurba e ngjarjeve, 4 seritë e para ndjekin “ngritjen në famë “ të Billy(Sam Calfin) dhe Daisy (Riley Keough). Billy, një djalë i thjeshtë nga Pittsburgh krijon një bandë me dy vëllezërit e tij dhe një mik tjetër me shpresën se një ditë nuk do të luajnë për mbrëmje mature por për audienca gjigande. Së bashku me një tastieriste të marrë nga një bandë tjetër(Suki Waterhouse), ata nisen për Los Angelos me besimin e plotë se do zbulohen nga dikush e arrijnë majat e klasifikimeve.

Tërësisht e sigurt për talentin e të dashurit të saj Billy, Camila(Camila Morrone) niset së bashku me bandën dhe bëhet anëtari I gjashtë, I heshtur, I “The Six”. Sado e trilluar, ka dicka thellësisht të ngrohtë e reale teksa ndjek disa të rinj që lënë pas gjithcka, zhvendosen në një shtëpi të shkatërruar të cilën e ndajnë me njëri tjetrin-vetëm për një ëndërr.

Nga ana tjetër, Daisy Jones, një vajzë e re që vjen nga një familje e privilegjuar të cilët nuk besojnë tek potenciali I saj, është tërësisht “e fandaksur” pas muzikës. Daisy nuk lë festë Hollywood-i pa qenë prezent.   Me bllokun e shënimeve në dorë ajo shkruan tekste sa here I vjen dicka ndër mend. Daisy gjen plotësim duke qendruar pranë idhujve të saj, e nuk synon aspak për tu bërë dikushi. Ndër vite, partnerët e saj të shumtë e përdorin si muzë deri në pikën ku I vjedhin një këngë pa I dhënë të drejta autori, gjë që shërben si një pikë kthimi për Daisy Jones.

“Nuk jam një muzë, unë jam dikushi”,- thotë Daisy, tipar që do e karakterizojë përgjatë gjithë serialit.

 

Ndërkohë, The Six fillojnë të shijojnë famën: nga bare të vogla në skena gjithnjë e më të mëdha. Ky tranzicion e shtyn Billy-n drejt varësisë dhe jetës tipike të kohës: Sex, Drugs & Rock ’n’ Roll. Ironikisht, në momentin që ai po degradohej, Camila ishte shtatzënë. Pas lindjes së vajzës, menaxheri që e kishte zbuluar Billy-n vendos ta dërgojë në rehabilitim — vendim që e rikthen bandën aty ku e kishte nisur: pothuajse askund.

Pas rehabilitimi, Billy vjen  tërësisht I transformuar, ama këngët e tij të reja nuk kanë “erëzën” që kishin dikur. Rock ’n’ Roll-i i asaj kohe i dedikohej lirisë, ekstremeve, mungesës së filtrave — diçka që vështirë se përputhet me disiplinën e sapokultivuar të Billy-t.

Menaxheri përbashkët I Daisy & The Six e sheh me vend të bashkojë dy artistët me nuhatjen se do nxjerrin në pah anën më të mirë të njeri tjetrit, nuhatje që rezulton të jetë si ajo e qenve të trajnuar. Billy dhe Daisy janë si Yin dhe Yang, potësues të njëri-tjetrit në aspekt artistik, por pasqyra të “deficencave karakteriale” për sa kohë punojnë bashkë. Përgjatë sezonit, egot e tyre artistike përplasen cdo 5 minuta, gjë që lë këdo të përfshirë të ndihet njësoj sic ndihemi pas një xhiroje në “rollercoaster” (të ekzaltuar dhe gati për të vjellë).

Të biesh në dashuri me dikë teksa krijon art mund të tingëllojë klishe, ama është sensacion I pashmangshëm. Në rastin e Daisy dhe Billy serviret në mënyrë tërësisht organike. Besnik ndaj Camilës e cila sakrifikoi jetën e saj për suksesin e Billy’t, tensioni seksual mes dy protagonistëve zhvillohet në një dashuri të pamundur, gjë që e bën bashkëpunimin të vështirë. Këngët e Daisy and The Six arrijnë majat e klasifikimeve, banda niset për turne, por Billy fillon të shohë tek Daisy reflektimin e anës së tij të errët: varësinë.

Muzika origjinale, e kënduar nga vetë aktorët, është qershia mbi torte.Këngët janë aq “catchy” e të lehta për tu memorizuar sa do I mërmërisni gjatë pasi të keni mbaruar serialin.

Për plot kritikë, ky serial i limituar packa se tërheqës në portretizimin e glamour-it të atyre viteve, e pasqyron shumë “pastër” realitetin e jetës së Rockstars-ave(Askush nuk mund tmë bindë që Daisy nuk është ndërtuar tërësisht në ngjashmëri të Stevie Nicks, të paktën jo me atë zgjedhje kostumografie).Sipas ‘The Guardian’, është thuajse e pamundur të sjellësh në ekran një bandë që t’I afrohet gjenialitetit të Fleetwood Mac (edhe nëse aktorja që luan Daisy’n është mbesa e Elvis Presley dhe këngët janë bërë me producentë që kanë fituar Grammy’s). Për mua fokusi nuk mund të shpërqëndrohej nga thelbi për të vënë re “sanitarllëkun” e pretenduar nga “The Guardian”.

SPOILER ALERT

 

Thelbi, sado metaforik, gjithmonë është subjektiv. Duke iu rekomanduar ta shihni serinë e limituar, po ju lë me takeawayn’ që morra, sado kontroversiale të tingëllojë:

“Nuk ka gjë më të bukur se dashuria, ama disa prej nesh nuk janë të ndërtuar për të”.

E di që ju duk pak e errët kjo deklaratë, po është një e vërtetë e hidhur. Gruaja e Billy’t, Camila, ishte shembulli perfekt I një muze. Një vajze e cila ishte “krahu I djathtë perfekt”. Suportive, besnike, altruiste në maksimum, ajo shërbeu si muza e Billy, aq sa cdo cdo këngë e tij I dedikohej asaj.

Daisy, në të kundërt, ishte shpirt i lirë. Gjithmonë në kërkim të së resë, adrenalinës, arratisjes. Shpesh themi për njerëz të tillë: “Është thjesht një fazë, do mblidhet.” Ndoshta është thjeshtë një fazë. Por konformiteti na ka bërë të verbër ndaj faktit se disa njerëz janë — dhe do të mbeten — shpirtra të lirë.

Në rastin e Daisy, dashuria e pamundur me Billy’n e konsumoi dhe veniti deri në pikën e saj më të ulët. Për sa kohë ishte e lirë për të qenë Daisy Jones “pa barriera”, ajo arrinte potencialin e saj më të lartë artistik.

Ndaj për mua, përvec mesazhit që Daisy jep në fund të serialit për audiencën (shikojeni nëse doni ta zbuloni), mua mu rikujtua një tjetër e vërtetë që shërbeu si thelb i këtij seriali të limituar:

“Nuk ka gjë më të bukur se dashuria, ama disa prej nesh nuk janë të ndërtuar për të”.