@ the movies Film & Tv

Something Very Bad Is Going To Happen-A je i/e sigurt se ajo/ai është i/e duhuri/a?

Sa për qind i sigurt duhet të jesh që personi përballë teje është shpirti yt binjak, përpara se të shkosh drejt altarit?
Për këdo, përgjigjja mbetet thellësisht subjektive—sidomos në një epokë ku ideja e sigurisë absolute (100%) ndihet thuajse inekzistente.

Mendoj se kushdo bën një listë pro dhe kundër përpara martesës. Peshorja zakonisht anon nga ana e pozitives—jo vetëm për shkak të “veshjes së syve”, por sepse nuk është çështje jetë a vdekje për ne. Serioze dhe e rëndësishme.. patjetër që po, por nuk do të vdesim nëse personi që kemi zgjedhur nuk është i duhuri.
Epo ky nuk është rasti për Rachel Harkin në Something Very Bad Is Going to Happen.

Që nga kasti, te producentët, vizualet,muzika, e deri tek fushata inteligjente e promovimit që vendosi pyetjen qendrore të serialit në banderola kudo në Amerikë:

“A je e sigurt se ai është i duhuri?”

Seria e limituar duket sikur ka luajtur një lojë perfekte shahu. Rezultati? Një vëmendje masive në rrjetet sociale.Something Very Bad is Going to Happen është drejtuar nga Hailey Z. Boston, prodhuar nga Duffer Brothers (Stranger Things), ndërsa katër nga tetë episodet kanë regjinë e Veronika Tofilska (Baby Reindeer). Ama përbërësi sekret…qershia mbi torte…është elementi pasiguri. Pasiguria që kushdo ndjen kur zgjedh partnerin/en. I kontestoj të gjithë ata që thonë: “ E dija sapo e pashë se ajo ishte e duhura për mua”!Patjetër, hormonet tona shpesh se bëjnë dot diferencën mes dashurisë dhe eksitimit. Por pas një viti, dy, tre…do gënjenit po të thonit se kurrë nuk jeni ulur një copë herë me veten  e keni menduar : “A është X/Y njeriu I duhur për mua? A është shpirti im binjak? Në rast se hyni tek ky 1% që nuk ka bërë analiza me veten, ka shumë gjasa ta bëni pasi të shihni Something Very Bad Is Going to Happen.

Rachel (Camila Morrone), një e re “punky” e cila e ka humbur të ëmën gjatë lindjes dhe ka një marrëdhënie të thyer me të atin—duket se më në fund ka gjetur qetësinë tek i fejuari i saj, Nicky (Adam DiMarco). Ai është djali “i artë” i një familjeje të pasur, dhe të paktën në episodet e para, shfaq një inteligjencë emocionale që arrin të deportojë barrierat “ e justifikuara” të Rachel.Por këtij sereniteti amoroz I vjen fundi sapo çifti niset drejt shtëpisë verore të familjes së Nicky-t. Një ndjesi e errët e pushton Rachel-in—një parandjenjë e paqartë, sikur “diçka shumë e keqe do të ndodhë”. Gjatë rrugës, ata zbulojnë një foshnjë të braktisur në një makinë; ndërsa Nicky kujdeset për të, Rachel hyn në një lokal të braktisur, ku përballet me një burrë të cuditshëm që e “godet” me pyetjen:
“A je e sigurt që ai është i duhuri?”

Narrativa errësohet më tej me hyrjen e familjes Cunningham. Në sipërfaqe, ata janë një familje e pasur me një delir të pajustifikueshëm—cuditshmëri dhe “halle sipërfaqësore” që shpesh ia atribuojmë privilegjit. Por këtu, çudia merr një ton horrori që insinuon se cfarë do të ndodhë në vazhdim, m siguri do të jetë makabër. Vjehrri merret me taksidermi, duke konservuar kafshët e shtëpisë pas vdekjes; vjehrra endet me fustane nate duke bucitur deklarata tronditëse; kunata merret me ouija board; kunati mbart traumën e një vrasjeje të parë në fëmijëri; dhe gruaja e kunatit, vite më parë ka qenë e dashura e dhëndrrit të ardhshëm, Nicky.

 

Spoiler Alert

Ajo që e bën Something Very Bad Is Going to Happen intrigues është fakti se asgjë nuk është plotësisht ashtu sic duket. Katër episodet e para ndërtojnë një atmosferë tipike horrori, përpara se narrativa të zhvendoset drejt një satire të errët ku elementi horror është “fortësia e marrëdhënies në cift”.Si në shumicën e rasteve, fajin se kanë as të fërmit, as bota, as rrethanat, por siguria që dy njerëz kanë për njeri-tjetrin, siguri që sado të lëkundet, nëse nuk thyhet, i bën ballë gjithë të lartpërmendurave.

Urrej të bëj “spoil” por në këtë rast më duhet. Në katër seritë e fundit zbulojmë se Rachel është viktimë e një mallkimi gjeneracional i cili i morri jetë mamasë së saj gjatë lindjes.

“Në rast se Rachel nuk zgjedh shpirtin e saj binjak si burrin e saj të ardhshëm rrezikon të vdesë në cast, teksa I del gjak nga sytë”

Ndjesë për grafikllëkun, por ajo c’ka Rachel kupton shumë vonë (pasi ka prerë edhe njërin nga gishtat e këmbës-bëni sikur se lexuat këtë) është se nuk ka të bëjë me gjetjen e shpirtit binjak ideal, por ka të bëjë me mënyrën se si ti e sheh njeriun që ke në krah(më në fund, deluzioni u shpagua diku).Për të mos shkruar gjithë skenarin e serialit, se c’vlerë ka t’ju zbuloj gjithcka: “Dicka Shumë e Keqe Ndodh”. Plot njerëz vdesin (njerëz që ndiejnë se partnerët e tyre nuk janë shpirtat e tyre binjak). Ama vetëm një cift mbijeton. Një cift që në fillim të serialit ishte në prag divorci. Dhe me këtë “rast mbijetimi” seriali na godet me peisazhin e madh që fshihet pas Something Very Bad is Going to Happen.

Një shpirt binjak nuk është njeriu që plotëson cdo rresht të listës që kemi në kokë, as njeriu që sapo e pamë ndjemë se ishte i duhuri, as njeriu që sa për sy e faqe na toleron dhe e tolerojmë, nuk është as njeriu për të cilin ndryshuam për tu adaptuar.Nëse do bazohemi tek cifti që mbijetoi, një shpirt binjak është dikush me të cilin mund të jesh 100% I vërtetë, edhe kur do t’i vësh jastëkun tek koka teksa fle gjumë. Dikush që njeh anët e tua më të errëta, dobësitë, ngecjet …dhe i pranon. Dikush që nuk e sheh si potenciali i cfarë mund të jetë, por si personi që është në castin e tashëm.

Kur sinqeriteti në cift shndërrohet në pikën më të fortë, nuk ka vend as për pritshmëri e as për zhgënjim.