Aktualitet

Atentat me armë në Elbasan, plagoset 22 vjeçari

Plagoset me armë zjarri një person në Elbasan. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen ‘5 maji’ ndërsa i plagosur mbeti Xhon Rusta 22 vjeç. Sipas policisë 22-vjecari është me precedentë penale të mëparshëm dhe rezulton i dënuar për plagosje me armë zjarri. Policia nisi hetimet për zbardhjen e ngjarjes.