Aktualitet

Audio-përgjimi, zgjerohet hetimi edhe në Vlorë

Prokurorët e Krimeve të Rënda që po hetojnë audio-përgjimin ku dyshohet se është i përfshirë edhe vëllai i ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, zgjeruan hetimin edhe në qytetin e Vlorës. Oficerët e Krimeve të Rënda kryen disa verifikime në lidhje me identifikimin e personave që janë bërë pjesë e audio-përgjimit. Ndërkaq ende nuk është përcaktuar laboratori që do të kryejë ekspertimin e zërit të përgjuar.