Në Australi, një klerik katolik mori dënimin maksimal prej 12 muajsh burg, për fshehjen e abuzimit ndaj fëmijëve në vitet 1970. Filip Uillson, aktualisht arkipeshkvi i Adelaides, është zyrtari më i lartë i Kishës Katolike në botë që dënohet për këtë krim. Ai u shpall fajtor muajin e shkuar, pasi prokurorët vërtetuan se kishte mbuluar abuzimet e një prifti pedofil në shtetin australian të Nju Sauth Uellsh. Për të mbrojtur reputacionin e kishës, ai injoroi tregimet e viktimave dhe lutjet e tyre për ndihmë.