Ben Affleck dhe vëllai i tij Casey janë në zi: nëna e tyre 83-vjeçare, Chris Anne, mbylli sytë pas një sëmundjeje të shkurtër. Diagnoza u bë në dhjetor të vitit të kaluar dhe mjekët thanë se ka vetëm pak muaj jetë.
E lindur në Nju Jork, në dhjetor të vitit 1942, nëna e dy aktorëve, e diplomuar në Harvard, ia kushtoi tërë jetën e saj mësimdhënies në shkollat publike.
Ajo doli në pension në vitin 2008 pas 35 vitesh në profesionin e mësuesisë. Gjithashtu ishte një aktiviste e të drejtave civile e dha mësim leximi dhe shkrimi në Misisipi, si pjesë e fushatës “Vera e Lirisë” të viteve 1960.
Ann lindi dy djemtë e saj, Ben dhe Casey, përkatësisht në vitet 1972 dhe 1975, pas martesës me Timothy Affleck. Çifti u divorcua kur Ben ishte vetëm 12 vjeç.
Po ashtu ishte një mbështetëse e fortë e karrierës kinematografike të fëmijëve të saj, veçanërisht duke e ndihmuar Benin në vitet e tij të para.
Fillova të aktroja që fëmijë rastësisht, tha aktori në një intervistë të vitit 2007. Një shoqe e mamasë sime ishte drejtoreshë casting-u, kështu që ishte thjesht për argëtim. Mora disa role që morën mjaftueshëm vëmendje për të më dhënë mundësinë të vazhdoja nëse doja. Dhe vazhdova.
Sipas raporteve të medias amerikane, Anne vdiq më 2 qershor, por lajmi u njoftua vetëm tani.