Bota

Australia ndal ndihmën direkte për Autoritetetin Palestinez

Australia ndal ndihmën direkte për Autoritetetin Palestinez, pasi i druhet mundësisë së rritjes së kapaciteteve të Qeverisë, për të paguar palestinezët e dënuar për dhunë, bazuar në motive politike. Në maj, Kryediplomatja  Xhuli Bishop, kërkoi siguri nga Autoriteteti Palestinez se fondet nuk po keqpërdoren. Tashmë, 10 milionë dollarë australianë do të kalojnë përmes Kombeve të Bashkuara. Paratë planifikohen të përdoren për kujdes shëndetësor, ushqim, ujë dhe strehim për palestinezët në nevojë.