Austria deklaroi sot se është e gatshme të zbatojë masa të caktuara mbrojtëse në kufijtë e saj, nëse Gjermania miraton kontrolle më të rrepta për emigracionin, të shpallura dje nga Berlini. Në deklaratën e qeverisë austriake thuhet se Vjena “është gati sidomos të marrë masa për të mbrojtur kufijtë jugorë”, që përfshijnë ato me Italinë dhe Slloveninë. Megjithatë Austria nuk thotë se për çfarë masash bëhet fjalë.