Bota

Autobiografia e Clinton, “mollë” sherri në Serbi

Autobiografia e Hillary Clintonit është kthyer në “mollë” sherri në Serbi. Komuniteti shqiptar mohoi të ketë kërkuar përfshirjen e këtij libri në kurrikulat e nxënësve shqiptarë. Por ministri serb i Arsimit, Mlladen Sarçeviç reagoi duke thënë se “nuk do të lejojë që në shkollat e mesme, nxënësit të mësojnë mbi pjesëtarë të familjes që urdhëroi bombardimin e Serbisë dhe nëse shqiptarët e shohin familjen Clinton si një të mirë supreme, ne e shohim atë si të keqen supreme”, citohet të ketë thënë Sarçeviç.