Bota

Autoritetet amerikane hyn me forcë në konsullatën e përgjithshme ruse

Autoritetet amerikane tentuan të hyjnë në rezidencën e mbyllur të konsullit të përgjithshëm rus në Seattle, Uashington. Ndërtesa u evakuua me urdhër të SHBA si pjesë e dëbimit masiv të diplomatëve rusë. Personeli konsullor u largua nga rezidenca dje në mbrëmje, në përputhje me afatin e dhënë muajin e kaluar nga administrata Trump. Flamuri rus ende valëvitet mbi ndërtesë.