Rajoni

Prishtina e bindur se Kosova do të bëhet anëtare e Interpolit

Autoritetet në Prishtinë besojnë se Kosova këtë vit do të bëhet anëtare e organizatës policore ndërkombëtare, INTERPOL.  Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, tha se institucionet e Kosovës, janë duke punuar dhe duke bërë të gjitha përpjekjet për anëtarësimin e vendit në INTERPOL. Edhe zyrtarët e Ministrisë së Jashtme të Kosovës njoftuan se Këshilli Ekzekutiv i Interpolit në Lion të Francës, e ka vendosur Kosovën në axhendë për t’u anëtarësuar këtë vit në këtë organizatë.