Banka e Shqipërisë u apelon qytetarëve të mos bien pre e mashtrimeve me Bitcoin monedhën virtual që ka mbërritur edhe në vendin tonë, pasi është e paqëndrueshme. Zyrtarë të Bankës sonë Qëndrore thonë se kjo monedhë nuk ka vlerë në Shqipëri. Bitcoin është një monedhë dixhitale e decentralizuar, që nuk kontrollohet nga askush, por me anë të saj mund të kryesh transaksione online, si me paranë e vërtetë.