Celebrities Film & Tv Gossip Pardon My French Showbiz

“Nuk kam gisht!”/Françeska flet për herë të parë për ndarjen e Mateos dhe Brikenës, sqaron si qëndron e vërteta!

E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë moderatorja dhe modelja e njohur Françeska Rustem. Ajo ka folur pa dorashka për eksperiencën e saj në televizion, duke ndarë detaje si nga roli i anëtares së jurisë në “She’s on Top”, ashtu edhe nga moderimi i emisioneve “Top Arena” dhe “Procesi Sportiv” në Top Channel.

Megjithatë, moderatorja vendosi të ndalet edhe te komentet dhe aludimet që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, ku emri i saj është përfshirë në diskutimet rreth marrëdhënies së Mateos dhe Brikenës.

Ndoshta me këtë që do them do bëhet pak nami, kam parë në fakt në rrjetet sociale një video që Brikena e ka postuar dhe pastaj e ka fshirë nuk e di pse. Për mua është në rregull. Një video që ka qenë Brikena dhe unë kam qenë në anësore duke e parë dhe të gjithë fansat që më ndjekin mua dhe ndjekin Brikenën kanë qenë me idenë që Françeska e xhelozon ose ka gisht në ndarjen e tyre. Dua ta sqaroj këtë, nuk dua ta lë kështu të hapur sepse nuk më pëlqejnë fare këto gjëra dhe nuk jam as tip xheloz, as tip që ndan çifte dhe as tip që merret me punët e të tjerëve. 

Jam një njeri që më interesojnë shumë punët e mia dhe që dua t’i bëj më së miri të jem më e mira në punët dhe në vendin që më është caktuar. Unë e kam shumë xhan Brikenën,  jo si Brikena e Mateos por e kam xhan për vajzën që është dhe që do të njoh në Top Arena. 

Në fund, Françeska tregoi se përfshirja e emrit të saj në këto diskutime e ka vendosur shpesh në një pozitë të sikletshme, duke ndikuar edhe në mënyrën se si sillet me Mateon në publik.