Bota

Valë arrestimesh në Stamboll, në pranga emra të mëdhenj të showbiz-it turk, mes tyre dhe aktorja, Beren Saat

Policia turke ka ndaluar 22 persona në Stamboll, përfshirë emra të njohur të industrisë së filmit, muzikës dhe rrjeteve sociale, në kuadër të një hetimi për substanca narkotike dhe prostitucion. Mes të ndaluarve janë këngëtari Kenan Doğulu, aktorja Beren Saat, muzikanti Ozan Doğulu, aktori Enis Arıkan, këngëtari Berdan Mardini dhe personazhi i njohur i rrjeteve sociale Kerimcan Durmaz.

Operacioni u zhvillua nga njësitë kundër narkotikëve të Drejtorisë së Policisë së Stambollit, sipas urdhrit të Kryeprokurorit Publik. Autoritetet turke kanë theksuar se ky rast është pjesë e përpjekjeve për të luftuar narkotikët, të cilët konsiderohen kërcënim serioz për shëndetin publik dhe sigurinë.

Lista e plotë e të ndaluarve përfshin edhe Ayşe Hatun Önal, Tolga Cam, Ferhan Kaya, Murat Saygı, Ahmet Karoğlu dhe të tjerë, por detaje të mëtejshme mbi akuzat specifike nuk janë bërë publike ende.