Aktualitet

Dita e 12-të e protestës, nis marshimi drejt Kryeministrisë, qytetarët me pankarta në duar: Nuk i ke larë hesapet me studentët!

Në ditën e 12 qytetarët janë të vendosur dhe vijojnë protestat. Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit kanë nisur marshimin nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë.

Kjo protestë i ka bërë të gjithë bashkë kundër keqqeverisjes, arrogancës së pushtetit, korrupsionit të lartë në vend, dhe ka sjellë revoltën e shqiptarëve e cila ka kaluar edhe kufijtë.

Pas një marshimi të jashtëzakonshëm dje në Bulevard, ku morën pjesë qindra mijëra qytetarë, mbahet sot protesta e radhës, e cila ka hyrë në ditën e saj të 12.

Me thirrjet ‘Shqipëria nuk shitet’, edhe sot qytetarë do të vijojë protestën kundër qeverisë, duke kërkuar pareshtur dorëheqjen e Ramës.

Prestigjiozja britanike “The Guardian” ka përzgjedhur pamjet mahnitëse nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku numra masivë protestuesish prej ditësh kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

LEXO EDHE: “Shqiponja dhe Flamingo”, analiza e akademikut Fuga: Protestuesit kanë mosbesim për çdo lider që mund të dalë

“The Guardian “shkruan se fotoja e protestës së 10-të radhazi, e shkrepur nga Vlasov Sulaj, është përzgjedhur në rubrikën e “Fotos së Ditës” nga media britanike.

Protesta masive ka shkaktuar tërmet në Shqipëri dhe ka bërë jehonë në mediat më prestigjioze ndërkombëtare për masivitetin e saj në revoltën kundër kryeministrit Rama.

LEXO EDHE: Kreu i PD-së bëri thirrje për mbështetjen e protestës, të rinjtë e FRPD-së zhurmojnë folësit kur thërrasin “Berisha n’burg”!