Bota

Banka Qendrore e Iranit bllokon bankat që kryejnë transaksione me BitCoin

Banka Qendrore e Iranit bllokoi të gjitha bankat e nivelit të dytë që të kryejnë transaksione me monedhat virtuale, si BitCoin. Në argumentimin e dhënë thuhet se ato mund të shërbejnë për pastrim parash, financimin e terrorizmit, si dhe të mbushin xhepat e kriminelëve e të krimit të organizuar. Vendimi prek me mijëra biznese iraniane, që i shihnin monedhat virtuale si një rrugë për të shmangur sanksionet ndërkombëtare që kanë goditur industrinë bankare në vend.