Tërhiqet Ministria e Shëndetësisë! Do të diskutojë me farmacistët për ankesat që ata kanë në lidhje me barnat e rimbursueshme. Dy palët kanë rënë dakort pas takimit mes ministres Ogerta Manastirliu dhe përfaqësuesve të Urdhrit të Farmacistëve. Më herët, farmacistët kishin paralajmëruar një grevë dyorëshe për nesër, por që u analua pas zhvillimeve të fundit.