Një javë para protestës, Lulzim Basha mblodhi drejtuesit e degëve të PD-së. Opozita nis kështu përgatitjet për protestën e së shtunës, e caktuar për më 26 Maj në orën 11:00, para Ministrisë së Brendshme. Kërkohet dorëheqja e Ministrit Fatmir Xhafaj. Temë diskutimi ishin dhe zgjedhjet brenda Selisë Blu. Ndërkaq, për në këto çaste është paralajmëruar një dalje për mediat e Kryedemokratit Basha.