Prej rreth një ore, Lulzim Basha ka mbledhur aleatët në Selinë Blu. Në fokus është aksioni opozitar pas akuzave dhe kërkesës për dorëheqjen e Fatmir Xhafajt. Një ditë më parë, demokratët publikuan një intervistë, me audio dhe video të Albert Veliut. Pas mbledhjes, Opozita pritet të dalë me një qëndrim për hapat që do të ndjekë në vijim.