Politikë

Basha mbledh krerët e degëve në selinë blu

Kryetari i Partisë Demokrartike Lulzim Basha, ka mbledhur në Selinë Blu krerët e degëve të cilëve u prezantoi  udhëzimin për riorganizimin në të gjitha nivelet e strukturave vendore. Brenda datës 14 maji  do të ngrihen grupet e punës në nivel qarku, struktura që kanë për detyrë të marrin masat organizative dhe të ftojnë të bëhen pjesë e Partisë Demokratike potencialet më të mira dhe më të afta njerëzore. Ky proces është parashikuar të zgjasë deri në fund të qershorit, ndërsa më pas do të nis zgjedhja për kryetarët e degëve.