Ndërkaq, Lulzim Basha ndodhet në Sofje të Bullgarisë ku sot merr pjesë në samitin e Partisë Popullore Europiane. Mësohet se Kryedemokrati do ta shfrytëzojë takimin për të kërkuar mbështetje, për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Në përfundim të samitit, Basha do të jetë nesër në Tiranë, për të sjellë sërish në vëmendje Çështjen Xhafaj. Opozita shprehet e vendosur të mos lejojë zhvillimin e punimeve normale të Kuvendit.