Jetmir Olldashi gazetari që intervistoi ‘dëshmitarin X’, Albert Veliu, i prezantuar në një konferencë për shtyp nga Kryedemokrati Basha dha detaje në lidhje me Veliun dhe audio-pergjimin me Agron Xhafajn. Sipas tij intervista me deshmitarin x, është pjesë e një investigimi gazetaresk i kryer nga ai mbi drogën dhe trafikantët e drogës në qytetin e Vlorës. Pas kësaj dëshmie, Lulëzim Basha tha se nuk ka më dyshime që Agron Xhafaj është bos i drogës në Vlorë. Ai shtoi se kryeministri Edi Rama u bë pjesë e komplotit për largimin e tij nga Shqipëria me qëllim që prokuroria ta kapte.