Politikë

Basha: Opozita do të këmbëngulë në Kuvend për ndalimin e simboleve të komunizmit

Lulzim Basha reagoi për incidentin në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Duke folur në përfundim të homazheve në nderim të të rënëve, me rastin e 5 Majit, Kryedemokrati deklaroi se Opozita do të këmbëngulë në Kuvend, për ndalimin e simboleve të komunizmit. Më herët gjatë ditës, në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit ishin drejtues të lartë të shtetit. Presidenti Meta, Kryeparlamentari Ruçi, Kryeministri Rama, Kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj e zyrtarë të tjerë, kryen homazhe dhe vendosën kurora me lule pranë Monumentit “Nënë Shqipëri”.