Më herët gjatë ditës, Opozita qëndroi vetëm 90 minuta në Kuvend. Lulzim Basha akuzoi Policinë se po ushtron presion ndaj Dëshmitarit X, pjesë e audio-regjistrimit, sipas Kryedemokratit, duke terrorizuar atë dhe familjen. Basha e vijoi fjalën e tij përtej afatit dhe refuzoi të largohej ngga foltorja. Edhe kur Kryeparlamentari Ruçi ndërpreu për disa minuta seancën, ai vazhdoi të fliste, pasi transmetohej live në “Facebook”. Deputetët e PD-së e të LSI-së u larguan nga salla rreth orës 11:30. Kryeministri Rama nuk ishte i pranishëm, pasi merr pjesë në samitin e Sofjes mes Ballkanit Perëndimor e BE-së. Në sallën e seancave ra në sy dhe mungesa e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ndërsa Opozita kërkon dorëheqjen e tij.