Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur kyreministrit Edi Rama, pasi ky i fundit sot mbrojti Ministrin e Brendshëm duke konfirmuar se nuk do të ketë lëvizje sa i përket zërave për largimin e Fatmir Xhafajt. Basha akuzon Ramën se ashtu siç bëri më Tahirin, Frrokun apo Roshin, po bën edhe me Fatmir Xhafën. “Ne as nuk jemi trembur dhe as nuk tërhiqemi nga sulmet e një kryeministri që kërcënon me burg opozitën, por jo kriminelët dhe trafikantët e drogës!”, shkruan Basha në FB. Lulzim Basha lidh emërimin e Donika Prelës si kryeprokurore të Krimeve të Rënda në Tiranë me denoncimin që opozita i bëri Fatmir Xhafajn. Sipas Bashës prokuroria duhet të kishte nisur hetimet pas përgjimit audio që publikoi opozita.