Celebrities Gossip

Bashkëpunim Ledri dhe Dafina?! Po Sara çfarë mendon?!

Reperi shumë i talentuar kosovar, Ledri Vula është një ndër meshkujt më të kërkuar në vend.
Përveç zërit shumë të bukur, ai tërheq vëmendje dhe prej pamjes së tij të jashtme dhe ai numëron pafund fanse femra të cilat janë komplet të dashuruara e të ‘çmendura’ pas tij.
Pyetja dhe çështja më e rëndësishme është se si ndihet partnerja e Ledrit për këtë gjë, Sara Hoxha, e cila u njoh me këngëtarin në një koncert.
I ftuar në një emision, së fundmi ai ka dhënë përgjigje për shumë gjëra të cilat ishim kuriozë, si dhe ka pohuar se Sara nuk është aspak xheloze për të.
Një deklaratë e tillë është pak e çuditshme, por nga ana tjetër duket se marrëdhënia e tyre është e ndërtuar mbi besimin.
Gjatë bisedës ai është pyetur dhe rreth këngës që u bë një hit mund të themi, “Don mo”, më saktë pyetja ishte rreth një vargu i cili na la me shumë dyshime.

‘Ti mos um thuj se nuk don mo, don mo
Vec se ke ni që unë jom nxon, jom nxon
Se për ty unë dal, Ku po shihemi vajzo?’

Për këtë tekst ai është përgjigjur se vajzat mund ta marrin si të duan dhe se ai aty është për ndonjë gotë, por vetëm aq.

Përpos të tjerave, është përmendur dhe një bashkëpunim me Dafina Zeqirin, me të cilën shumë kohë më parë ai ka patur një marrëdhënie.
Të gjithë janë kurioz të dinë nëse ai do të bënte një këngë me Dafin dhe se sa dakord do të jetë Sara me këtë gjë. Por ai nuk na ka lënë në dyshime pasi është përgjigjur menjëherë dhe plot siguri.

Po të ishte xheloze Sara, nuk do e kisha bërë as këngën e kaluar gjatë verës. Dafina është shumë e talentuar dhe në studio me të dalin shumë lehtë këngët. Është super talent dhe kam qejf të punoj me njerëz të talentuar. Gjërat shkojnë shumë lehtë me të.