Aktualitet Art & Kulturë

Bashkëshortja e Naum Shundit jep lajmin e keq: Shëndeti i tim shoqi ka marrë një kthesë aspak optimale

Bashkëshortja e aktorit dhe regjisorin e njohur, Naum Shundi, ka reaguar sot lidhur me gjendjen shëndetësore të tij, i cili po trajtohet në QSUT.

Në një postim prekës, ajo shpreh mirënjohje për të gjithë miqtë, kolegët dhe artdashësit që janë solidarizuar me familjen në ditët e vështira, duke dhënë ndihmën e tyre.

Megjithatë, ajo sjell lajmin e hidhur se gjendja e aktorit ka marrë një kthesë aspak optimale, duke i bërë thirrje miqve dhe dashamirësve që të mos kontribuojnë më financiarisht.

“Fatkeqësisht, shëndeti i Shundit ka marrë një kthesë aspak optimale. Mirënjohje dhe shëndet në familjet tuaja”, përfundon reagimi i saj.

LEXO EDHE: Sot filloi Edicioni i Tretë i Festivalit Gjon Mili në Korçë, ekspozita video arti e shfaqje filmash!

Postimi i bashkëshortes të aktorit të njohur Naum Shundi:

Në ditë të keqe, u shfaqën njerëz të mrekullueshëm, që na ndihmuan në këtë situatë të vështirë për shëndetin e aktorit regjisorit dramaturgut Naun Shundit. Ç’do emër që ka kontrubuar në llogaritë tona të hapura, që kjo ëndërr e keqe, të mbetej vetëm një ëndërr, ka jo vetëm mirënjohjen, por mbi të gjitha, na ka falur lehtësi dhe kurajo për betejen me jetën.

LEXO EDHE: Trump thirrje të fortë kundër George Soros: Ai dhe djali i tij mbështesin protesta të dhunshme në gjithë vendin!

Miq, dashamirës, kolegë, artëdashës. Mos kontribuoni më në këto faqe. Tashmë, fatkeqësisht, shëndeti i Shundit ka marrë një kthesë aspak optimale.

Mirënjohje dhe shëndet në familjet tuaja