Sport

Bashkia Shkodër nxjerr në shitje Vllazninë, ja sa kushton

Bashkia Shkodër duket se ka bërë gati procedurat e privatizimit të klubit të futbollit Vllaznia, dhe do ta nxjerrë së shpejti në ankand. Vlera minimale për shitjen e klubit legjendar është përcaktuar në 507 milionë lekë. Vllaznia ra nga Kategoria Superiore këtë sezon, duke vulosur krizën që po vuante prej disa vitesh. Një sezon më parë Vllaznia shpëtoi nga rënia një kategori më poshtë vetëm në javën e fundit.