Bota

“Lufta” me koronavirusin, BE blen doza të reja ‘Remdesiviri’

Komisioni Europian arrin marrëveshje me grupin farmaceutik amerikan “Gilead” për furnizimin e 500.000 dozave me “Remdesivir”, antiviral i autorizuar në BE për trajtimin e sëmundjes së COVID-19/ës. Një zëdhënës i ekzekutivit evropian ka deklaruar se Brukseli ka përmbyllur marrëveshjen me një kosto prej 7 milionë eurosh. Trajtimet i shtohen 30 mijë dozave të blera në korrik për kurimin e të sëmurëve me simptoma të rënda.

Grupi “Gilead” prodhon “Veklury”-n, markë e ‘Remdesivirit’. Të gjitha vendet e Bashkimit Europian, ato anëtare të Hapësirës Ekonomike Europiane, Britania e Madhe dhe 6 shtete kandidate: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Kosova e Bosnje-Hercegovina përfitojnë nga këto blerje.

Pjesa e parë e dozave të reja do të dërgohet pikërisht në Holandë, por edhe në Republikën Çeke, Greqi, Austri, Danimarkë e Slloveni, vende që në këto momente kanë deklaruar mungesën e rezervave.