Pas Amerikës, edhe Federica Mogherini e Johannes Hahn përshëndetën marrëveshjen Shkup-Athinë për zgjidhjen e çështjes së Maqedonisë. Në një deklaratë të përbashkët, Kryediplomatja Europiane dhe Eurokomisioneri i Zgjerimit, theksojnë se “Kjo është jo vetëm e merituar, si mirënjohje për rezultatet e rëndësishme reformatore të Maqedonisë, por do të ndihmojë dhe në zbatimin e plotë të Marrëveshjes, në interes të dy vendeve, rajonit e BE”-së. Palët ranë dakord emërimin Republika e Maqedonisë së Veriut, por opozita maqedone është kundër. Kreu i VMRO-DPMNE/së foli për akord kapitullimi.