Bota

BE kundër SHBA-ve: Gati të mbështesë ekonomikisht Iranin

Tërheqja amerikane nga Marrëveshja Bërthamore me Iranin, nuk u prit aspak mirë nga vendet e BE-së. Me në krye Francën e Gjermaninë, ato tentuan deri në minutën e fundit për t’i ndryshuar mendjen Presidentit Trump, por pa sukses. Në këto kushte, Komisioni Europian propozon aktivizimin e një statuti të fjetur, për të mbrojtur nga kërcënimi i sanksioneve amerikane, kompanitë europiane që bëjnë biznes me Iranin.