Bota

BE paralajmëron Hungarinë dhe Rumaninë për politikat ekspansioniste

Komisioni Europian paralajmëroi sot Hungarinë dhe Rumaninë për politikat e tyre ekspansioniste fiskale që po devijojnë nga qëllimet buxhetore.“Këto politika fiskale që synojnë të nxisin rritjen ekonomike, duke marrë formën e uljes së taksave dhe rritjes së shpenzimeve qeveritare janë një burim shqetësimi”. Kështu deklaroi komisioneri europian për Ekonominë, Pierre Moscovici.