Bota

BE sanksionon pesë persona për lidhje me Rusinë

Pesë persona, që ishin përfshirë në organizimin e zgjedhjeve presidenciale ruse të mbajtura më 18 mars, në territorin e aneksuar ukrainas të Krimesë, janë futur në listën e sanksioneve të Bashkimit Evropian. Vendimi i sotëm, bën që numri i përgjithshëm i personave të sanksionuar nga BE mbi konfliktin në Ukrainë, të arrijë në 155 persona.