Bota

BE thirrje tre shteteve për paqe në Siri

Nga Brukseli, Federica Mogherini i bëri sot thirrje Rusisë, Iranit dhe Turqisë, të bëjnë më shumë që t’i jepet fund luftës në Siri. Për të dytën ditë, në kryeqendrën europiane janë mbledhur donatorë ndërkombëtarë, në një konferencë për të ndihmuar vendin. Për Sirinë kërkohen 9.1 miliardë dollarë, por deri tani janë dhënë 2.3 miliardë.