Celebrities Gossip Showbiz

Bearti tregon eksperiencën e tij me një tjetër akrep, kujt i referohet?!

Një nga personazhet e “Për’puthen” i cili pa diskutim ka qenë në qendër të vëmendjes, herë më histori dashurie, e herë me ndarje, është Beart Rexhepi. Së fundmi, Bearti ka dhënë versionin e tij të historisë në lidhje me ndarjen nga Tea, një tjetër personazh i “Për’puthen”. Ndërkohë, ditën e djeshme Bearti publikoi një Q&A në InstaStory ku iu përgjigj disa nga pyetjeve të ndjekësve të tij.

Ajo më interesantja, ishte lidhur me eksperiencat e tij të dashurisë, me persona të së njëjtës shenjë në horoskop, pra me akrepa.

A mendon se shkojnë dy akrepa bashkë?

S’kam patur eksperienca të këqija me akrepa të tjerë, por është intensive.

Se kujt i është referuar Bearti, këtë nuk e ka treguar, mirëpo, duket se është një eksperiencë që i ka ngelur në mendje.

Më tej, ai është përgjigjur pyetjes se sa tatuazhe ka, ku është shprehur se ka veç një. Gjithashtu, ka treguar se i pëlqen më shumë deti e plazhi, se dëbora dhe ski.