Celebrities Gossip

Bearti tregon pjesën e tij të historisë: “Sqarimin tim e kemi falas, nuk ju shes për 3.99 euro”

Së fundmi “Për’puthen” ka nxjerrë një platformë të re me pagesë ku të gjithë të fiksuarit e këtij spektakli mund të shohin momente nga prapaskenat që nuk transmetohen në ekran.

Në këtë aplikacion një ndër gjërat e para që u publikua ishte ndarja e bujshme mes Teas dhe Beartit. Ishte bukuroshja ajo e cila gjendej vetëm në një dhomë përballë kamerave ku tregoi pjesën e saj të historisë se përse lidhja e tyre përfundoi.

Tea i zbuloi të gjitha duke thënë se Bearti e ka bullizuar, shfaqte xhelozi dhe pasiguri përgjatë lidhjes së tyre. Ky episod tërhoqi vëmendjen e tashmë ish-partnerit të saj i cili reagoi menjëherë në rrjetet sociale.

Sikur të mos mjaftonte kjo, mbrëmjen e kaluar Bearti erdhi me një video të gjatë sqaruese drejtuar posaçërisht Teas, ku tregonte anën e tij të historisë. Ish-konkurrenti i “Për’puthen” pasi hodhi poshtë çdo akuzë të bërë nga Tea theksoi se kjo video vjen falas për të gjithë ata që janë të interesuar, pasi ai nuk do të shiste askënd për 3.99 euro.

Kujtojmë se pas daljes së Teas krah Andit nga “Për’puthen” fotot e saj dhe të Beartit duke u puthur bënë xhiron e rrjetit dhe skandali i lidhjes së tyre u ndërlikua edhe më shumë. Tashmë historia e tyre ka përfunduar dhe është e sigurt se këtë herë nuk do të ketë më kthim pas.