Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha pati një vit shumë të suksesshëm sa i përket karrierës muzikore por duket se ka nevojë edhe diçka tjetër.
Bukuroshja duket se nuk mjaftohet vetëm me një karrierë të suksesshme por të tillë dëshiron ta ketë edhe jetën private. Me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, Bebe është shprehur se ka ardhur koha që dashuria e saj e vërtetë ta gjejë.
“Bashkëshortit tim të ardhshëm: të lutem eja më gjej sa më shpejt. Të dua” ,-shkruan ajo në postimin e saj duke nënkuptuar se është gati për një lidhje serioze dashurie.