Bebe Rexha së shpejti mund të bëjë ëndrrën e saj realitet. Këngëtarja me origjinë shqiptare mund të bashkojë forcat me idhullin e saj të muzikës Dolly Parton për një projekt muzikor.
Ajo e ka bërë të ditur këtë gjë nëpërmjet postimit të një video-je ku Dolly rrëfente se dhe ajo e pëlqente shumë muzikën e Bebe Rexhës dhe do të ishte një ide e shkëlqyer nëse ato do të bënin një këngë së bashku.
Le të shpresojmë që dy artistet të takohen së shpejti në studion e regjistrimit dhe të sjellin për fansat e tyre një hit të ri muzikor.