Showbiz

Bebe Rexha zbulon se si u bë pre e bullizmit kur ishte në shkollë

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha ka vendosur të na rrëfejë një tjetër histori personale nga jeta e saj që këtë herë përfshin bullizmin, një ndër fenomenet më të përhapura në botë.

Me anë të një postimi në Instagram, Bebe tregoi se gjithçka nisi kur ajo ishte ende në bankat e shkollës. “Një ditë isha ulur me një shoqe në një lokal dhe aty ishte një vajzë që shkonte në çdo tavolinë duke i thënë të gjithave që ishin të bukura. Më pas erdhi tek tavolina ime duke bërtitur ‘e shëmtuar’ dhe të gjithë nisën të qeshnin” -shkroi këngëtarja.

Bebe theksoi që pas kësaj ngjarjeje kishte frikë të shkonte në shkollë pasi moshatarët e tallnin dhe mësuesit nuk bënin asgjë për të ndaluar bullizmin.