Bota

Belgjikë, gjykata dënon me 20 vite burg terroristin Abdeslam-in

Gjykata belge shpalli fajtor, Salah Abdeslam-in, të dyshuarin kryesor të sulmit terrorist në Paris në 2015-ën. Ai u dënua me 20 vjet burg në rastin me të shtëna drejt zyrtarëve policorë në Bruksel në 2016-ën. Vendimi nuk është i lidhur me sulmet që lanë të vdekur 130 persona në Paris. Ende nuk dihet kur Abdeslam do të gjykohet për sulmet në Paris.