Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri u kritikuan për gjestet që pasuan golat e Zvicrës në ndeshjen e mbrëmshme me Serbinë, në kuadër të Kupës së Botës. Dy lojtarët me origjinë nga Kosova, festuan duke bërë me duar shqiponjën dy krenare. Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkoviç tha se “Futbolli dhe politika nuk duhen përzierë asnjëherë”. Sipas tij, “Eshtë e rëndësishme të shfaqësh respekt”. Shaqiri e cilësoi “emocional” dhe jo politik, veprimin.