Qytetarët të denoncojnë çdo rast korrupsioni ose shkelje të tjera brenda administratës publike. Me këtë kërkesë iu është drejtuar ministri Blendi Klosi qytetarëve të Urës Vajgurore. Në kuadër të turit të llogaridhënies së qeverisë Klosi komentoi edhe raste konkrete kur sipas tij nga ankesat e qytetarëve janë zgjidhur problemet.